Nga pesë mostrat e dërguara në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitive me koronavirus në qytetin e Shkodrës. Në pesë ditët e fundit, kjo situata ka qenë e përsëritur si shkak I mosshfaqjes së rasteve të reja të infektuara. deri më tani, situata mbetet e njejtë, të prekur mbeten 116 persona ndër të cilët vetëm 15 prej tyre janë raste aktive.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 14 persona janë të vetëizoluar në banesa ndërsa 1 pacient është I shtruar në spital në terapi intensive. Në 24 orët e fundit është konfirmuar shërimi I një tjetër personi I cili ka qenë I infektuar me koronavirus. Në total, nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë 104 persona të shëruar nga COVID19 për qarkun Shkodër
Por, pavarësisht situatës drejt përmirësimit total që është krijuar ditët e fundit, nga institucionet shëndetësore në Shkodër vazhdon ndjekja e situatës epidemiologjike. Deri më tani, më shumë se 1100 testime janë bërë tek personat e dyshuar si të infektuar nga koronavirusi.
Nga pika kufitare Hani i Hotit në 24 orët e fundit kanë hyrë 18 persona të cilët tashmë janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Nuk janë banore të zonave të kuq dhe janë njoftuar NJVKSH përkatëse për ndjekjen e vetëkarantinimit në shtëpitë e tyre, në përshtatje me aktin normativ të bërë public pak ditë më parë