Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat, me qëllim bërjen publike të rregullave të reja të situatës së COVID-19 për fundjavën. “Lëvizja e numrave nëse do vazhdojë të jetë kështu, do jetë problem! Në këtë situatë, në këtë fazë, secili prej nesh është vendimtarë.
Sjellja në raport me rregullat është decizive, se në kushtet e hapjes nuk është cështje ekskluzive e policisë, task forcave”, shkruan Rama. Kjo dalje për mediat vjen pas një rritje të numrit të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.
“Vijon të lexoj sojin e papërgjegjshëm, që ky është grip, që kjo është kot, nuk ka asgjë, njëri sot, shkruante se po tani, po bëhet për protestat. Këto broçkulla ju lutem ti lëmë, ti referohemi shkencës dhe burimeve zyrtare të informacionit. Të mos merremi me llafe, që janë hapur të gjithë.
Ne nga e hëna përvec transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do të ketë asgjë mbyllur. Hiq transportin publik, që është problemi i madh në këto kushte, por nuk e hapim ende. Hiq edhe baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, palestra, teatro, kinema, club-e nate apo lokale lodrash për fëmijë, gjithë tjetër do të jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh, sidomos me baret dhe restorantet” tha ai.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/803175863543542/