Covidi, Covidi, por OSHEE po bën kërdinë! Kjo është fjalia e parë që të vjen në mendje kur sheh dhjetra ankesa të qytetarëve për faturat e majme që iu kanë shkuar në shtëpitë e tyre, në këto kohë të vështira ku shumëkush ka humbur punën, apo është në kushtet e mbijetesës.
Në një kohë kur u tha se faturat e muajit Mars do të kishin si referencë të njëjtin muaj në 2019, në rast se sahatet nuk lexoheshin, shumë prej qytetarëve janë përballur me shifra dyfish në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq, edhe pse nuk kanë qenë në shtëpi fare, ka pasur fatura që shkojnë deri në 100 mijë lekë të vjetra
Denoncimi më i fundit është bërë nga A.Filopati, drejtor programacioni në një televizion privat, i cili shkruan se edhe kur ka shkuar për të bërë ankesë në zyrat e OSHEE-së përgjigja që ka marrë është skandaloze, se rileximi i sahatit do të dojë 30 ditë kohë, kur në fakt është një procedurë që nuk mund të zgjasë më shumë se dy minuta.
“Paraqitem prane sportelit te OSHEE-se. Pershendetem dhe kerkoj te bej nje ankese per mbifaturim ne faturat e marsit dhe prillit. Operatorja var turinjte dhe me jep nje shikim a thua i kerkova lek borxh. Shenon te dhenat dhe me thote qe pas 30 ditesh do marresh pergjigje
Te shikosh nr e sahatit eshte nje pune 2 minutash si mundet qe edhe na vjedhin edhe kerkojne 30 dite kohe per te mbuluar krimin qe kane bere si ndaj meje ashtu besoj me mijera familjeve te tjera… Kushdo qe mendon se i eshte bere padrejtesi te beje ankese vetem keshtu mund te kemi shanse te mos na vjedhin ne te ardhmen”, shkruan Filopati, ndërkohë që kanë qenë të shumta dhe komentet në postimin e tij, ku miqtë ndajnë të njëjtin hall
Disa prej qytetarëve denoncojnë se ka nisur ndërrimi i sahateve, pa asnjë shpjegim nga OSHEE-ja, që duket se është një truk për të fshehur vjedhjen që iu është bërë në masë qytetarëve. Të njëjtin shqetësim ndau pak ditë më parë dhe deputeti Myslim Murrizi, i cili tha se në Fier po kryhen ndërrime masive të sahateve
“Para dy ditesh, tek pallati im, dy punonjes te OSHEE po testonin sahatet… Çfare po beni? Eshte procedure Keshtu, pas 30 qershorit, vlerat e faturave do te rakordojne me vlerat e sahateve shprehet një tjetër denoncuese, ndërsa një qytetar iu ka bërë edhe foto.
“Ja ku jane kingat duke testu gjoja, Kam bo sherr ne 29 tetor pse i bona foto. Ke pallati i plakes time. Plaka ime jeton vetem 84 vjeçe dhe fatura ne janar i erdhi 75000 leke te vjetra. Gati dyfish ne krahasim me 4 vitet e fundit. Kur me thane pse na ben foto…gjithe debati me sherr, i thash ta kemi se ju beni lloj lloj maskaralliqesh. Ulen kokat dhe iken si skutha. Paguaje me thane ke osshe pastaj shohim”
Të njëjtat shqetësime gëlojnë në rrjetet sociale ku tre studente të cilat nuk kanë qenë fare në Tiranë gjatë muajit Mars dhe Prill, do tiu duhet që të paguajnë më shumë se 100 mijë lekë për një muaj.
”Abuzimi i OSHEE eshte i tmerrshem. Jemi 3 goca qe jetojme me qera. Kemi ikur nga shpia ne Tr qe ne mes te muajit Mars qe filloi karantina dhe u kthyem ne 11 Maj. Gjate muajit Prill nuk kemi qene fare ne shtepi dhe fatura ka ardhur 10.500 leke. Ne krahasim me 2 muaj me pare qe kemi qene ne shtepi eshte cmenduri qe te vijne kaq shume aq me teper ne kete situate qe skemi marre as gjysmen e rroges. Flm”, thuhet në denoncimin e studenteve.
Ndërkohë një tjetër abuzim me faturimin është publikuar dhe në faqen e Nisma Thurje në Facebook: Megjithëse qytetarëve iu premtua se faturimi për muajin prill do të bëhej bazuar në konsumin e energjisë një vit më parë, faturat për shumicën kanë ardhur deri dyfish apo edhe më shumë. Në kushtet kur vendet e punës, bizneset dhe mundësitë për të ardhura u mbyllën, qeveria jo vetëm që nuk ndihmon por vjedh qytetarët. E njëjta situatë paraqitet edhe me faturat e ujit. Kjo është e papranueshme!