Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt 15. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut e cila vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejt normalizimit të plotë.
Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar negativ të 5 mostrat e marra dje. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara, ndërsa janë dërguar sot edhe 5 mostra për në ISHP Tr.
Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve vijon te ngelet në 116 covid19 Sot ka filluar faza e parë e dezifektimit në Bashkine Shkodër dhe Plazhin Velipojë.

NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 ne dy bashkitë, Puke dhe Fushë Arrëz. Vijon trajnimi online për mjeke dhe infermier të cilët do të mbulojnë me sherbim provimet e maturanteve, ndërkohe që nga DAR janë marrë masat për përgatitjen e provimeve të maturantëve në shkollat e mesme të dy bashkive. Vijojne kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në subjektet e sherbimit tregtar. ku nuk u konstatuan probleme.

NJVKSH Malësi e Madhe Informohemi se nuk kemi asnjë rast covid-19.
Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptarë që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, sot kanë hyrë nga pika kufitare Hani i Hotit 18 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk janë banore të zonave të kuqe, as të Malësisë së Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse për ndjekjen e vetëkarantinimit në shtëpite e tyre. Aktualisht nuk ka asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe.

Nga Dr Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 65 vizita te urgjences, nuk ka raste të dyshuara për covid-19.

Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut qe është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari