Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Tempora” Sonila Meço, ka reaguar pas vendimit të Inspektoriatit të Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e RTV Ora. Në një reagim Meço shprehet se rasti i gjobës nga emisionit “Tempora” mund të kthehet në një rast abuzimi me të drejtat dhe liritë e njerëzve, duke vendosur gjoba abuzive.

“Në këtë situatë ne jemi të detyruar që ti respektojmë me regorozitet të gjitha rregullat e vendosura, ndërsa qeveria mund të shembë, mund të ndërmarrë veprime me asnjë transparence, duke anashkaluar parlamentin dhe gjykatat. Pra, këtu është gjithë problemi, se kjo nuk është çështje vetëm e imja. Unë kam provuar edhe në vitin 2015 këtë gjë, ku pushteti është gjendur fajtor edhe në gjykata ndërkombëtare dhe nuk ka pasur pasojë.

Ky rast mund të kthehet në një abuzivitet për të marrë të drejtat dhe liritë dhe për të vendosur gjoba abuzive. Nëse ne e mirëkuptuam OSHEE-në që u vendosur vlera të faturimit për shkak të mungesë së kontrollit, si ka mundësi që autoritet nuk kupton individin. Këtu ka një problem në llogaridhënien e autoriteteve si dhe një disproporcion mes publikut dhe autoriteteve” shprehet Meço.

ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTVOra, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.