Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur emisionin e drejtuar nga gazetarja Sonila Meço për shkak se ka pasur dy të ftuar në studio, që bie në kundërshtim me rregullat e vendosura nga ana e qeverisë. Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe vetë Meço, e cila sjell dhe shembuj në studio të mediave botërore, ku lejohet më shumë se një person, përveç drejtuesit të emisionit.
“Gjobë 10.000.000 lekë të vjetra ndaj programeve televizive, se nga dy kishin tre veta në studio. Por nga ana tjetër qeveria marsh të lartë legalizimit të kanabisit, amnistisë fiskale dhe shembjes së Teatrit Kombëtar, duke shkelur ligje, rregulla, kushtetutë e parime. Për mua personalisht asgjë e re, prej vitesh provova mbylljen e transmetimit live, me një ulje leve. Qëndrimin tre vjet larg medias, profesionit tim shkruan gazetarja