Në Tropojë është zhvilluar një mbledhje, pjesë e së cilës ishin Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana, Drejtori i Policisë së qarkut Kukës, shefi i komisariatit të Policisë së Tropojës dhe kryepleqtë e fshatrave.

Takimi ne Tropoje

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga ekspertët e shëndetit publik, të pranishmit në sallë ishin pa maska dhe doreza, gjithashtu nuk respektuan as distancimin social.

Takimi ne Tropoje

Jo vetëm qytetarët, por edhe zyrtarët e pranishëm, ndodheshin ngjitur me njëri-tjetrin, pas respektuar asnjë masë. Që nga nisja e pademisë shumë qytetarë janë gjobitur për shkeljen e orarit të karantinës për të blerë ushqime apo ilaçe, por për Policinë e Shtetit duket se rregullat nuk vlejnë pasi janë vetë ata që i vendosin gjobat.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, kreu i PD, Lulzim Basha u gjobit për takimin në Durrës me operatorët turistikë. Gjithashtu disa aktorë të Teatrit Kombëtar u gjobitën për grumbullimin e djeshëm në mbrojtje të godinës.

Takimi ne Tropoje

Deri më tani nuk ka asnjë reagim të institucioneve përgjegjëse, për mbledhjen pjesë e së cilës ishin disa zyrtarë të lartë të policisë.