Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar sot masat anti-covid, ku kërkohet nga qytetarët që të mbajnë maska dhe doreza kur janë në ambiente publike. Gazetari ka postuar në profilin e tij në Facebook, disa foto të disa personave të maskuar dhe që mbajnë në duar armë të rënda

Hoxha me ironi shkruan se personat që janë në foto i kanë ditur këshillat kohë më parë dhe po i zbatojnë me përpikmëri

Duke rremuar ne arkive. Zbatoni rreptesisht keshillat e Kryeministrit dhe Keshillit Teknik te Eksperteve anti-covid19!!! Mbani maska mbrojtese ne fytyre gjate levizjes ne qytet. Lani vazhdimisht duart me sapun, per me shume se 20 sekonda. Perdorni dizifektante per duart, pas cdo kontakti fizik. Pasi ktheheni ne shtepi, zhvishni teshat dhe kepucet, lahini mire pasi virusi vendoset ne siperfaqe te tyre. Respektoni distancimin fizik Veproni me moton “FRIKE JO, KUJDES PO”

Ore, po une kam nja 5 vite, qe i kam ne arkive keto fotot. Keta “cunat” i paskan ditur me kohe, keshillat anticovid19 Paskan mbajtur maska ne fytyre. I lanin duart mire e mire, per me shume se 1 minute, pas perdorimit te armeve, madje me lende dizifektuese te posacme, per te fshire gjurmet e barutit. Menjehere pas atentatit i zhvishnin teshat dhe kepucet i digjnin ose i lanin per te fshire mbetjet e barutit, apo gjurmet e gjakut. Madje vepronin dhe me moton “FRIKE JO, KUJDES PO” shkruan Hoxha.