Qeveritë dhe kompanitë farmaceutike duhet të angazhohen për të garantuar vaksina, teste, terapi falas dhe shpërndarje të barabartë në të gjitha vendet e botës.
Apeli është lëshuar nga Organizata e Bamirësisë “Oxfam” që thekson se për të mposhtur koronavirusin është e domosdoshme që këto trajtime t’u garantohen të gjithë njerëzve.
Shoqata e themeluar në Oksford të Britanisë, nënvizon se për të vaksinuar gjysmën e popullatës më të varfër të botës duhen më pak para se sa fitojnë 10 kompanitë kryesore farmaceutike ndërkombëtare në 4 muaj.