Prej tre ditësh në Shkodër nuk janë konfirmuar raste të reja pozitive me COVID-19. Nga 19 mostrat e marra një ditë më parë, asnjë prej tyre nuk rezulton I infektuar me COVID19

Numri total I të prekurve nuk ka ndryshuar, ku janë konfirmuar 116 persona ndër të cilët 16 janë raste aktive. Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë vetëm njëri nga të infektuarit aktiv është I shtruar në spital, ndërkohë që 15 të tjerë janë të vetëizoluar në banesat e tyre.

Gjendja e të infektuarve në Shkodër është e stabilizuar prej disa ditësh tashmë. Ndërkohë që edhe lista e personave të shëruar nuk ka ndryshuar prej ditësh, ku konfirmohen 103 persona.

Nga ana tjetër, situata e krijuar në Shkdoër duket e qëndrueshme ku po kontrollohen vazhdimisht shtetsit të cilët janë të karantinuar në konviktin e universitetit “Luig Gurakuqi”

Një ditë më parë janë larguar edhe katër shtetas, ndërkohë që aktualisht janë të akomoduar edhe dy personat e fundit të cilëve po I ofrohet asistencë shëndetësore, ushqim dhe shërbime të tjera.

Nga pika kufitare Hani i Hotit kanë hyrë në 24 orët e fundit 20 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Asnjë prej tyre nuk është banues në qytetin e Shkodrës, por I zonave të tjera të gjelbra në vend