Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se është kundër heqjes së TVSH së për jahtet, pasi siç e quajti vetë ai ky është një ligj luksi. Murrizi tha se nuk do të hezitonte nëse mazhoranca do të kërkonte heqjen e akcizës së naftës për bujqësinë, apo për TVSH e ushqimeve, por në këtë moment ligji për jahtet mund të konsiderohet i tepërt

Ligji për TVSH e jahteve, është ligj luksi. Nuk jam shumë optimist se do rritet turizmi dhe punësimi me këtë ligj. Këtë vit kemi patur turistë me klering kemi përzënë jashtë vendit 2 milionë shqiptarë, dhe nuk mund të ndreqni asgjë me këtë propozim

Do isha dakord, dhe do të votoja sikur të sillnit ligj për heqjen e akcizës së naftës në bujqësi, do votoja sikur të hiqnit tvsh në e ushqimeve bazë, të sillnit ligj për shqiptarët në këtë situatë kolere, keni bërë ligj për veten tuaj, tha Murrizi, ndërkohë që foli dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kur tha se I trembeni si djalli temjanit votës së shqiptarë, jeni bërë si dy grushta vemjesh që rrini në hijën e sulltanit eja të votohemi dhe ishalla na fëlliq vota e shqiptarëve, as në 1997 nuk erdhën banditë në parlament, ky parlament u mbush me kriminelët që sollët ju

Jeni një dhe nuk keni si të ngjani. Jeni një, herë uleni në pallat të kongreseve, herë në bunker, herë në zyrat e Enver Hoxhës dhe hani pica. Jeni bërë si dy grushta vemjesh që rrini nën këmbët e Edi Ramës, sulltanit të Surrelit. Çfarë sikleti keni që tjua shikojë shqiptari emrin, emrin e babës dhe surratin. Meqë dashkemi të mbijetokemi në politikë dhe qenkemi vegjetues

Këtu për 2 javë ndërrojnë çehre. Nga Nano 1 Nano 2, Berisha 1 Berisha 2, Rama 1 Rama 2, por nuk guxuat të ndërroni as ngjyrimin e naftës. Ndaj atë komitetin që mbledheni në mejhane hajde ta bëjmë këtu. Të vijnë të flasin, por nuk vijnë sepse bashkë me ju kanë marrëveshje , deklaroi Murrizi

Ndërkohë që nuk la mangët as një batutë me kolegët që më në fund ishin qethur, dhe kishin bërë modelet e preferuara të flokëve, pas hapjes së berberaneve