Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha se nëse Teatri Kombëtar do të preket para vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të ketë pasoja të parikuperueshme.
Nëse Teatri Kombëtar do të preket para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasojat do të jenë të parikuperueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet një shtet i së drejtës u shpreh Presidenti
I pyetur nga gazetarët nëse do ti bashkohet nesër protestës së artistëve në mbrojtje të teatrit, Kreu i Shtetit theksoi se është gjithmonë në krye të detyrës së tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe të interesit kombëtar e publik.
Me tone të ashpra, Presidenti tha se nëse ka ndonjë karagjoz, që kërkon të bëjë prova force me Presidentin, duhet ta ketë të qartë se Presidenti sillet me përgjegjësi maksimale dhe mban shënim çdo gjë