Pak ditë më parë Veliaj tha se presidenti duhet të shihte punën e tij, dhe më pas të ndërhynte në punët e të tjerëve. Kane nje shprehje epike tironcit per gjithe ata qe sistematikisht fusin hundet ne gjera qe as i kuptojne, as u takojne Graj gamorin tat , u shpreh pak ditë më parë Veliaj
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat, u shpreh se ka depozituar një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese, kundër kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Meta tha se Bashkia e Tiranës nuk mund të shprehet për çështje jashtë juridiksionit të saj, dhe se vendimet për godinën e Teatrit Kombëtar, duhet të merren vetëm në emër të Republikës
Meta Depozitova një padi për kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Është një detyrim kushtetues i presidentit që të mbrojë pasurinë publike, e cila është e lidhur ngushtë me identitetin kombëtar
Synohet të zhduket dhe memoria jonë të humbasë. Vendimi është anti kushtetues për cënimin e pasurisë kombëtare. Është e qartë, se përmes togfjalëshit, ndërtimin e e një godine me standarde dhe që i ndalohet të ndryshojë destinacionin, qëllimi për shkatërrimin e kompleksit është urdhëruar dhe këshilli bashkiak mbetet vetëm ta vendosë në zbatim.
Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe të vendosë për pezullimin e vendimit të tyre
Pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. Edhe padia e parë duhet të vijojë që të shqyrtohet. E drejta për të vendosur nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, por të gjithë qytetarëve, atëherë i takon vetëm gjykatës Kushtetuese për tu shprehur