Dyshekun e ajrit, peshqirin, kremin dhe vetëm “shtrihuni para diellit” Kjo ishte e mjaftueshme viteve të kaluara, por jo edhe sivjet, nëse doni të shkoni në plazhet e Italisë

Sivjet, përveç këtyre do të nevojiten edhe dezinfektuesit, maska për fytyrën, ndoshta edhe një shirit dore Covid me alarm në distancë. Gjithashtu, rezervimet për plazh duhet të bëhen paraprakisht përmes aplikacioneve.Nga 18 maji, shumë plazhe të Adriatikut dhe Mesdheut pritet të happen, me disa kufizime

Në varësi të situatës së infeksionit, kryeministri Giuseppe Conte premton lehtësim të mëtejshëm të masave. Dhe masat mbrojtëse pritet të jenë të rrepta.

Pesë metra në mes të çadrave, tek të cilat nuk lejohen më shumë se katër persona. Gjithashtu çadra nuk duhet të ndryshohet gjatë pushimeve