Ish kryetari i bashkisë Kamëz, për shumë vite rradhazi Xhelal Mziu, duket se ka gjetur “zgjidhjen” për të dalë nga kriza ekonomike dhe poltike në vend.
Këtë gjë Mziu nuk ka nguruar që ta bëjë publike, duke e shprehur mendimin e tij në një koment në rrjetet sociale tek, postimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ish-kryebashkiaku i djathtë thotë se duhen protesta si në Poloni pasi situata ekonomike në vend është përkeqësuar për shkak të qeverisë, dhe se papunësia, varfëria dhe korrupsioni kanë kaluar çdo limit.
Megjithëse komenti i bërë në një status të kryedemokratit ka marrë një numër të madh reagimesh, Mziu
duket se është penduar dhe e ka fshirë komentin.