Pas mbledhjes së presidentëve për rifillimin e Superiores, përfaqësuesi i Vllaznisë, Suad Lici u shpreh se ishte një takim pozitiv dhe me konsensus u gjet dakordësia. Sa i përket masave të marra nga Vllaznia, Lici theksoi se kuqeblutë janë të përgatitur e janë të pajisur me kamera termike

Besoj se ishte një takim pozitiv për të rikthyer njerëzit te sporti. Ramë dakord për kalendarin dhe marrjen e masave, na u bënë të qarta. Ne si Vllazni do i marrim masat dhe jemi të pajisur me kamera termike dhe për disinfektim. Shpresojmë t’i rikthehemi futbollit

Ngjeshja e kalendarit Natyrisht, ishte dhe thelbi i kalendarit por me konsesus ramë dakord. Lojtarët jashtë Shqipërisë janë një problem Ne jemi në gjendje lufte dhe problem do kemi por më e rëndësishme të rifillojë futbolli dhe ti rikthehemi jetës normale u shpreh Lici