Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka treguar datën se kur sipas tij do të marrë fund përfundimisht koronavirusi në vendin tonë.Ngjela se që nga data 15 maj në Shqipëri nuk do të ketë asnjë rast me Covid19
Ai tha se e bazon këtë përfundim nga një bisedë e zhvilluar mes tij profesionistit të biologjisë molekulare, Bamir Topi.
Ngjela theksoi se temperaturat e larta e shkatërrojnë virusin, ndërsa shtoi se sipas studimeve të ish-presidentit Topi në këtë datë frenohet koronavirusi në Shqipëri.
Rama i po heq kufizimit që të ndihmojë turizmin. Por duke dashur ta ndihmojë turizmin, ai mund të na vërë flákën të gjithëve. Mikrobiologët thonë se temperaturat e larta e shkatérrojnë virusin.
Ne ekspertin shqiptar më të mirë për biologjinë molekulare kemi Bamir Topin. Në një bisedë që pata me të, më tha se sipas studimeve të tij, data 15 Maj frenon përfundimisht virusin. Unë e besoj shkencën dhe drejt asaj po shkojmë. Sipas asaj që mendon Topi që është profesor i kësaj dege, atëherë jemi drejt shpëtimit. Shenja e sotme dhe të djeshme, kam përshtypjen që e vërtetojnë këtë konkluzion. Nëse data 15 është ajo që thotë shkenca atëherë do të kemi shpresë që do të vazhdojmë në përmirësim. Ky është një vírus që nuk e studiojmë dot me themel