Projekti madhor i zhvillimit të turizmit “Rikualifikim urban i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës” është inicuar dhe ideuar nga Bashkia e Shkodrës.

Në dhjetor të vitit 2015 drejtuesit dhe specialistët e Bashkisë Shkodër, përkthyen ëndrrën e shkodranëve, të shprehur në diskutimet publike të fushatës vendore të vitit 2015, në termat teknik të referencës, duke nisur kështu bashkëfinancimin për realizimin e projektit teknik.

Duke u përballur me lënien në harresë të Shkodrës nga ana e qeverisë, Bashkia Shkodër dhe unë si kryetare, I jemi drejtuar dhe kemi lobuar fort pranë Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Bankës Europiane për Zhvillim, për të financuar për turizmin në Shkdoër, si një model për zhvillimin ekonomik lokal.

Prej një viti ju dhe qeveria juaj, bllokoni 23.3 milion euro investime për turizmin në Shkodër.
https://www.facebook.com/ademi.voltana/videos/668058963760196/

Në transperencë dhe në emër të interesit publik të qytetarëve të Shkodrës, ju kërkoj të mos bëni retorikë politikë. Kjo nuk i vlen askujt. Vijoni urgjent me procedurat dhe i hapni rrugën këtyre investimeve. Këto para i kemi siguruar tashmë nga BE dhe BERZH dhe ju kurrsesi nuk duhet të vononi procesin e zbatimit.

Kjo është e vërteta! Të tjerat janë, as më shumë e as më pak, veçse propagandë, tashmë kur “armiku i padukshëm” ua hoqi këtë mundësi!