Pas një iniciative të bërë publike nga Ministria e Brendshme për largimin nga puna të punonjësve te policisë që janë mbi 55 vjeçarë ka patur edhe reagime të shumta Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadedin Fishta gjatë një interviste për Fax News tha se ato si sindikatë nuk janë pyetur për projektligjin e ri të policisë

Po ashtu Fishta, theksoi se nga ana teknike projektligji ka disa shkelje pasi në të përcaktohet se titullari i institucionit mund të të largojë nga puna gjë që sipas tij është e paligjshme dhe antikushtetuese

Fishta tha se fakti që kërkesa e titullarit të institucionit nuk parashikohet në ligjin e Policisë së Shtetit, kjo kërksë e titullarit nuk mund ta detyrojë një punonjës policie të heqë dorë nga detyra për shkak se ka mbushur moshën 55 vjeç

Mendoj se punimet e komisionit të Sigurisë për këtë projektligj ne si Sindikatë policisë duke marrë parasysh edhe vërejtet e punonjësve të policisë në lidhje me këtë projekt nuk jemi pyetur. Sindikata nuk ka marrë pjësëe në hartimin saj. Na lind e drejta që ne të japim mendimin tonë dhe e kemi shprehur që në dalje të këtij materiali