Ekonomia ka nevojë të furnizohet me kartëmonedha të reja. Këtë njofton Banka e Shqipërisë me arsyetimin për të rritur kapacitetin dhe garantimin e furnizimit me kartëmonedha të ekonomisë

Kështu, Banka argumenton se paratë në qarkullim nuk do të mungojnë, për të plotesuar kërkesat e tregut për para fizike po ashtu duke siguruar stok të mjaftueshëm, për të përballuar nevojat në rritje të ekonomisë shqiptare.

Si një masë për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Banka do të përdorë instrumentin duke shtypur kartëmonedhat e reja për të përballuar situatën

Ndërkaq pak ditë më parë, drejtori i politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha Në lidhje me shtypjen e kartëmonedhave është një definicion pak popullor i instrumenteve që ka në dispozicion Banka e Shqipërisë, mund të them që është në listën e planeve kontingjente të Bankës së Shqipërisë. Jo thjesht në shtypjen e parave por në kuptimin e blerjes së letrave me vlerë të qeverisë në tregun sekondar ato që në literaturë njihen si programet e lehtësimit sasior dhe që synojnë të rrisin likuiditetin në ekonomi

Pra duke filluar nga sektori bankar duke vijuar më tej nëpërmjet zinxhirit funksionues të tij që në ekonomi të rritet sasia e mjeteve monetare që ka në qarkullim ose në dispozicion blerje dhe shpenzime. Po janë pjesë e planeve tona kontingjente. Ndërsa përdorimi i rezervës është një masë e ekstremit të fundit që shpresoj të mos të na duhet ta aktivizojmë dhe jam i bindur që nuk do të shkojmë deri në aktivizimin e saj. Por po programet e lehtësimit sasior janë në listën e planeve strategjike të Bankës së Shqipërisë