Shkodra vijon të jetë pjesë e zonës së kuqe të vendosur nga qeveria për shkak të rrezikshmërisë që mund të ketë për përhapjen e koronavirusit. Qytetarët në këtë qytet janë të pabindur dhe nuk ndjekin masat mbrojtëse të vendosura nga bashkia për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
Mërkata e Rusit në Shkodër është tregu që vijon punën normalisht dhe në hyrje të tregut është vendosur një tunel diinfektimi që duket se nuk përdoret nga qytetarët
Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se qytetarët refuzojnë të futen në tunelin e dizinfektimit që është vendosur në fillim të tregut duke e shmangur atë hyrje
Sipas tij vetëm në rastin kur policia bashkiake ndodhet aty ndodh që dhe qytetarët të zbatojnë kalimin sipas rregullave