Gjashtë persona janë arrestuar nga policia italiane pasi dyshohen se ishin anëtarë të një bande kriminale ne Asti, që jepnin hua duke përfituar nga kriza financiare e koronavirusit dhe në këmbim ata merrnin dyfish para

Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar Emanuele Lo Porto me origjinë nga Asti, 60 vjeç, Antonietta Cestari, 56 vjeç, Riccardo Lo Porto, 27 vjeç, Emanuel Olivieri, 35 vjeç, Rosa Vinotti, 53 vjeç, dhe shqiptari Kreshnik Nikolli, 44 vjec

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pasuri që kap vlerën e 269 mijë euro përfshirë mobilie të shtrenjta e ora roleks

Të arrestuarit kishin krijuar një sistem paralel bankar zhvatës, përmes të cilit jepnin kredi në kohë të virusit, kurse pas merrnin dyfishin e asaj që kishin dhënë si kredi