Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero veçon lokalet e natës dhe shkuma partyt në plazhe te cilet thote ai ne menyre absolute nuk duhet të hapen.

“Lokalet e natës nuk do ti këshilloja të hapeshin, në asnjë mënyrë. Edhe këto shkuma partyt, nuk do i këshilloja” tha Pipero. Mjeku siguroi prindërit të dërgojnë fëmijët në çerdhe pa asnjë problem sepse fëmijët nuk e përhapin virusin, mund ta marrin nga të rriturit por vetë nuk e përhapin.

“Kurse çerdhet dhe kopshtet do i siguroja unë prindërit se është e dokumentuar që fëmijët deri në 12 vjeç nuk e shpërndajnë koronavirusin. Ata vetëm mund ta marrin nga prindërit, por nuk e çojnë te prindërit. Mjafton të respektojmë ato protokolle zyrtare. Edukatoret të kenë maska dhe të lajnë duart. Dorezat nuk i këshilloj fare unë. Edukatoret ndoshta duhet të kenë protokolle të veçanta, tju bëhet tampon ose tju matet temperatura… tha mjeku Pipero në “Opën”

Duke iu referuar plazhit, doktor Pëllumb Pipero tha se rëra dhe uji i detit janë pozitive, sepse luftojnë infeksionet, qoftë edhe koronavirusin. “Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin shpjegon Pipero.