Nga 15 qershori pritet të rinisë lëvizja e lirë mes vendeve të BE. Komisioni Evropian tha se do të propozojë hapjen graduale të kufijve të BE, për ti dhënë shtytje industrisë së turizmit, e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Kjo do të thotë se Europa do të hapet plotësisht gjatë sezonit veror edhe pse po punohet ende mbi detajet

“Mesazh i yni është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë” tha komisionari për Ekonomi i BE Paolo Gentiloni

Duke folur në një intervistë për gjashtë gazeta evropiane, Gentiloni tha se industria e turizmit në Evropë përballet me një humbje prej 40 per qind të aktivitetit të saj.

Shtetet veç e veç kanë nisur të rihapin kufijtë. Austria dhe Gjermania kanë vendosur heqjen e kufizimeve në udhëtim. Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare do të ketë kontrolle, ndërsa nga 15 qershori do të rinisë lëvizja e lirë.

“Duam tua lehtësojmë jetën e përditshme qytetarëve tanë dhe të ndërmarrim një hap tjetër drejt normalizimit” tha kancelari austriak Sebastian Kurz.