Një 35 vjeçar vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme pasi është pas një operacioni policor të koduar “Bankieri”
Mësohet se policia ka vënë në pranga Florant Nako, drejtor i një filiali banke të “Alpha Bank” pasi akuzohet për shpërdorim detyre, duke i vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti
Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankieri”
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ndalohet një 35 vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.
Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri” në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F N 35 vjeç banues në Tiranë
Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”