Në një intervistë për Abc News, Dorian Teliti, kryetari i Kabinetit të kreut të PD komentoi parashikimin e BERZH, ku thotë se ekonomia shqiptare do të pësojë një tkurrje deri në 9 per qind, si pasojë e situatës së Pandemisë.

Teliti tha mes të tjerash se vendet e rajonit ndërmorën paketa shumë herë më të larta se Shqipëria, dhe për pasojë kostoja e tyre e dëmeve në ekonomi është më e ulët.

Ai thekson se tkurrja deri në 9% është humbja më e madhe në ekonomi, madje më e madhe edhe se në vitin 1997.

“Vendet e rajonit ndërmorën paketa mbështetëse disa herë më të lara se ajo e qeverisë shqiptare. Dhe rezultat shikohen qartë, dëmet e ekonomisë së tyre janë disa herë më të ulëta se dëmi që parashikohet të ketë qeveria shqiptare. Nëse vendet e rajonit do kenë 2 3 per qind për ekonominë shqiptare parashikohet deri në 9. Pra jemi në një humbje më të madhe se ajo e vitit 1997. E shikoni në çfarë derexheje është katandisur ekonomia shqiptare, e cila ishte një ekonomi e brishtë. Tani mori një goditje më të rëndë dhe nxori në pah qeverinë e kartonit tha Teliti.

Më tej ai theksoi se situata është dramatike dhe se duhet të mbështetet ekonomia dhe biznesi.

Situata është dramatike, njerëzit po vuajnë, nuk kanë me çfarë të ushqehen. Ne kemi një dërrmim të ekonomisë shqiptare dhe kjo ka për të sjellë pasoja edhe më të rënda sociale. Një ekonomi që nuk prodhon dhe nuk shet është një ekonomi e paralizuar.

Ne duhet të mbështesim ekonomë. Duhet të mbështesim biznesin. Duhet të marrë fund abuzimi i fondeve publike, ku vazhdojnë tendera që nuk kanë lidhje me situatën. Vazhdojnë tenderat e luksit, e arredimit të zyrave.

Me çfarë mbushet arka e shtetit? Mbushet nga parata tona. Sot nevojitet që qeveria të dëmshpërblejë ata që kanë pësuar humbje nga fatkeqësia natyrore. Kjo nuk ka ndodhur, rezultati shihet. Fokusi duhet te jete te ekonomia u shpreh ai.