Pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për rregullat e kthimit në shkollë të maturanteve, institucionet e arsimit kanë ndërmarrë masat për zbatimin e tyre.
Kur kanë mbetur 5 ditë nga nisja e procesit mësimor, që do të startojë në datë 18 Maj, bankat në klasa janë vendosur në distancë 1.5 2 metra nga njëra tjetra.
Ndërsa në çdo bankë është vendosur alkooli dezinfektues, ndërkohë që në klasa janë vendosur shenjat e distancës.
Në dyert e klasave janë afishuar edhe protokollet e sigurisë që do duhet të zbatohen nga mësuesit dhe nxënësit