Me nisjen e izolimit në të gjithë botën kompanitë urdhëruan punonjësit e tyre që të vazhdonin punën nga shtëpia. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e bizneseve që u lejuan të vazhdonin punën, ndoqën të njëjtën taktikë

Vendi nuk është hapur përfundimisht, por vetëm në masën 97% dhe pavarësisht se numri i rasteve të reja të të infektuarve vijon të jetë i ulët, Ministria e Shëndetësisë sugjeron që puna nga shtëpia të vijojë, në mënyrë që të shmanget dalja dhe kontakti me të tjerët. Po ashtu për administratën qeveria kë një plan që pjesa më e madhe e punonjësve që punojnë nga shtëpia dhe puna të bëhet më dixhitale, edhe me rikthimin në normalitet.

Ndërkohë Twitter njoftoi dje të gjithë punonjësit e tij, që mund ta bëjnë punën nga shtëpia përgjithmonë.

Por sa të gatshëm do të ishit ju nëse do të vendoseshit para të njëjtës pyetje nga kompania ku punoni Do të punoni në shtëpi apo në zyrë