Në një intervistë për gazetarin Arian Çani, para një muaji, Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria po studion legalizimin e ka nabisit për arsye mjekësore dhe se ky studim është goxha i avancuar. Zoti Rama e konfirmoi këtë nismë edhe në ditën e Evropës, ku ai pohoi se qeveria kishte një vit që punonte dhe ishte konsultuar me ekspertë vendas e të huaj, e se shumë shpejt drafti do të jetë gati e do të hapet për diskutim publik.

Edhe pse kjo iniciativë mbetet akoma e panjohur, me të drejtë, shumë pyetje lindin. A duhet Shqipëria ta legalizojë kan abisin? A do të ndikojë legalizimi pozitivisht në ekonomi? A do të arrijë qeveria ta menaxhojë si duhet situatën? A po rrezikojmë të fuqizojmë një grup të caktuar njerëzish? Kjo nismë, pa dyshim duhet të analizohet në tre dimensione – atë shëndetësor, atë ekonomik dhe komponentin e menaxhimit e të sigurisë së vendit.

Përdorimi mjekësor i kan abisit është akoma i kufizuar, duke qenë se nuk ekziston një bazë shkencore e plotë për benefitet dhe efektet anësore. Përbërjet që gjenden natyrshëm në kanabis kanë përfitime terapeutike dhe kryesisht recetat për përdorimin mjekësor të kan abisit lëshohen në rastet kur pacienti nuk i përgjigjet terapive standarde. Ka nabisi përdoret në rastet e trajtimit te nauzeve dhe të vjellave gjatë kemioterapisë së kancerit, në kujdesin paliativ për largimin e dhimbjeve dhe depresionit tek ato që vuajnë me kancer, në pacientët me HIV AIDS si dhe për trajtimin e dhimbjeve kronike, kryesisht tek të moshuarit.

Nga ana tjetër, përdorimi i susbstancave aktive të ka nabisit për mjekim të shkurtër ka efekte anësore, edhe pse jo shumë serioze për shëndetin e njeriut. Është treguar se ka nabisi ka efekte të dëmshme në shëndetin mendor, inteligjencën dhe sistemin respirator. Ka nabisi është drogë, e si e tillë krijon varësi. Studimet tregojnë se 9 % e njerëzve që e përdorin zhvillojnë varësi, e kjo shifër shkon në 17 % për ato që konsumimin e kanabisit e fillojnë në rini.

Përfitimi kryesor nga legalizimi i kanabisit në vendin tonë duhet të shihen në planin ekonomik. Në Shqipëri konsiderohet se çdo vit rreth 250 milionë euro humbasin nga tregtimi informal i bimës narkotike dhe se formalizimi do të sillte të paktën një dyfishim të shifrës që nga momentet e para.
Legalizimi i kanabisit sjell zhvillimin e një mini industrie, gjë e cila do shërbente si një shtysë për ekonominë e vendit.

Duke u nisur nga eksperienca e Maqedonisë së Veriut, vendi ynë mund të tërheqë kompani ndërkombëtare, të cilat investojnë shuma të mëdha, deri në 10 milion euro. Ne jemi dëshmitarë të nevojës për vende pune, nevojë e cila i ka shtyrë qytetarët shqiptar që të kultivojnë kanabis në mënyrë ilegale. E mira më e madhe që vjen nga proçesi i legalizimit është krijimi i vendeve të reja të punës, sidomos në pjesën rurale të vendit, aty ku dhe nevojat janë më aktuale. Tregu botëror i kanabisit ka një kërkesë të madhe dhe Shqipëria ka potencial për të mbuluar një pjesë të bollshme të ofertës, duke siguruar një prodhim të mjaftueshëm falë klimës së favorshme e krahut të madh të punës.

Megjithatë duhet pasur parasysh fakti që nuk do jetë kjo industria që do shpëtojë ekonominë shqiptare. Edhe pse shteti do të vjelë më shumë taksa, të ardhurat nga kjo industri do të përbëjnë vetëm një përqindje të vogël në të ardhurat e shtetit.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Më 30 Mars 2017, i pyetur nga gazetari Enver Robelli, Kryeministri Rama u shpreh se është akoma herët për legalizimin e kanabisit, duke qenë se qeveria sapo kishte nisur vënien nën kontroll të territorit. Vetëm kur territori të jetë në kontroll, kjo temë do hapet, u shpreh në atë kohë Rama. Me sa duket e ardhmja për të cilën fliste Kryeministri, është mes nesh. E megjithatë a e ka qeveria nën kontroll territorin? A është nën kontroll kultivimi i kanabisit në vendin tonë? Më 12 Maj, Kryeprokurori i Përgjithshëm u shpreh se është vënë re një rritje në kultivimin e lëndëve narkotike, sidomos në Krujë, Vlorë, Gjirokastër e Shkodër.

Në shumë vende të botës prodhimi i ka nabisit për qëllime farmaceutike është monopol shtetëror. Fqinji ynë, Italia, është një nga këto raste, ku kultivimi i kanabisit bëhet në mënyrë ekskluzive vetëm nga Stabilimenti Kimiko-Farmaceutik Ushtarak, një fraksion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryesisht zhvillohet për çështje kërkimore.

Po në Shqipëri si do të veprohet? A i ka shteti aftësitë dhe burimet për të bëre kultivimin e përpunimin? Përndryshe, në rast se kjo industri do hapet për investitorë, kujt do i shkojnë liçensat për kultivimin dhe tregtimin? Duke u bazuar në rastin e Maqedonisë së Veriut, ato që duan të bëhen pjesë e kësaj industrie, përveç liçensës, kanë nevojë për një vlerë nga 700.000 dollarë deri në 1 5 milionë dollarë. Ne e kemi parë mjaft mirë se kush i fiton tenderat dhe konçensionet në vend biznesmenët e mëdhenj që mbështesin qeveritë e që nëpërmjet kësaj mbeshtetje, arrijnë të penetrojnë në hallkat më të larta të qeverisjes së vendit. A i ka Shqipëria kapacitet që të garantojë se një biznes i tillë nesër, në vendin tonë, do të jetë i kontrolluar nga institucionet

Të shumtë janë ato që mendojnë se kjo eshtë një skemë për të mbështetur kanabizimin e vendit. Mundësitë janë të mëdha që të lulëzojë dhe pjesa informale, e cila pastaj do përbënte një kërcënim për tregun legal. Legalizimi i kan abisit duhet ta mposhtë tregun informal të kon trabandës, qoftë me çmim apo me efiçencë duke ndihmuar gjithmonë e më shumë në formalizim. Nëse deri sot nuk kemi arritur ta mbajmë nën kontroll kultivimin ilegal dhe kont rabandën, çfarë na siguron ne se do institucionet do arrijnë ta menaxhojnë këtë situatë

Ky diskutim do të bëhet më serioz me publikimin e projektligjit por në këtë moment, është e nevojshme të kuptohet rëndësia e njohjes së temës. Debati mbi projektligjin do të jetë i nxehtë, duke krijuar polemika mes qeverisë, opozitës dhe grupeve të interesit. E megjithatë, interesi primar duhet të jetë ai i qytetarëve të vendit që duhet të bëhen pjesë e diskutimeve rreth një nisme kaq madhore. Stiven Shala