Në epokën në të cilën ne jetojmë komunikimi vizual është në qendër të jetës së përditshme të individëve, gjithashtu edhe fetë janë përshtatur në mediat e reja.
Për këtë arsye puna e regjisorëve, sidomos ajo e realizuar nga Gjon Kolndrekaj shqiptari nga Peja, ka një rëndësi thelbësore për transmetimin e vlerave themelore të besimit tek brezat e rinj. Sot Gjoni vlerësohet nga kritikët më të rëndësishëm ndërkombëtarë si regjisori më i mirë në botë në sektorin e filmit të shenjtë me një pasuri prej mbi 80 filma dhe dokumentarë në lidhje me tre fetë monoteiste.
Ai u diplomua në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë në Romë dhe është i vetmi regjisor që njeh nga afër katër Papët e fundit. Me vullnetin e Giovanni Palo II, ai krijoi për Jubileun e vitit 2000 serinë: Udhëtimi në vendet e shenjta, prezantuar nga njerëz të famshëm nga bota e kulturës, shkencës, politikës dhe sportit. Ai u takua me Patriarkun e Madh të Rusisë Aleksius II dhe me miratimin e botës ortodokse, bëri filmin dokumentar Santa Caterina del Sinai.
Më 1987 ai prezantoi në Kajro një punë të rëndësishme për Kuranin e Shenjtë, të sponsorizuar nga Al Halazar dhe me miratimin e qendrave më të rëndësishme islamike në botë. Në bashkëpunim me qeverinë kineze, ai prodhoi filmin dokumentar, premierë botërore për “Matteo Riçin, një jezuit në mbretërinë e dragoit” i paraqitur në Selinë e Shenjtë më 28 qershor 2009 në prani të Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës
Puna e tij e fundit, është “Videocatechismo della Chiesa Cattolica” (Videokatekizmi i Kishës Katolike), një film 25 orësh, i ndarë në 46 episode, i xhiruar në 70 vende të botës me pjesëmarrjen e 60,000 njerëzve përfshirë ekstrakte dhe karaktere. Ky film u sponsorizua nga Këshilli Papnor për Ungjillizimin e Ri në bashkëpunim me Kishën Universale.
Në vitin 1983 ai realizoi për Caritas videon “Football Star” ku mbi 40 kampionë të futbollit botëror kënduan për solidaritet: Platini, Cabrini, Rossi, Gullit, Rivera, etj. Videoklipi i suksesshëm “Little Song” atëherë fliste për AIDS një bashkëpunim i shumë artistëve, Giuliano Gemma, Domenico Modugno, Amendola, Oreste Lionello, Gasman, Marisa Laurito, Fabrizio Frizzi, Tognazzi etj.
Gjon Kolndreaj ka mbi dyzet vite karrierë në Rai me programe të suksesshme, të tilla si Green Line me Federico Fazzuoli, Cirku i Lumtur kënga e të cilit u këndua nga Paul Mcarteny. Edhe pse shumë revista në të gjithë botën kanë shkruar për të, ai nuk jep intervista. Historiani shqiptar Ylli Polovina i kushton 5 kapituj atij në librin RAI ALBANIA.