Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka deklaruar se karantina nëpër hotele për të riatdhesuarit duket se do të marrë fund nga 18 Maji. Bazuar nga shifrat e përditësuara të situatës së kóronavirusit në vendin tonë, në intervistën për emisionin “Eko Fax” nga Mirilda Tili në Fax News, Klosi tha se nga java tjetër mendohet që personat që vijnë nga jashtë të karantinohen në shtëpitë e tyre, jo në hotele.
“Unë shpresoj që piku i vërtetë i turizmit në Shqipëri, e kemi fokusuar në tre muajt korrik, gusht, shtator, do të jenë muaj me fluks dhe ajo që bëj thirrje edhe këtu nga Puka është të vizitojmë sa më shumë turizmin. I ftoj të vizitojnë Pukën, është një mrekulli. E gjitha kjo do të jetë nëse do të kemi hapje të lirë. Siç duken gjasat, nga java tjetër do të heqim karantinimin e personave që vijnë nga jashtë, do të karantinohen të gjithë në shtëpi. Siç po duket, virúsi do ta humbë forcën ínfektuese dhe démtuese tek njerëzit, do të promovojmë lëvizjen e brendshme. Ne si Ministri e Turizmit po përgatisim një paketë promovuese për Shqipërinë” tha Klosi
Deri tani, të gjithë personat që janë riatdhesuar nga vendet ku ka patur raste me Cóvid-19 janë ízoluar për dy javë në hotele para se të shkojnë në banesat e tyre, me qëllimin për të shmangur përhapjen e sémundjes.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/570262853898414/