Siç ishte paralajmëruar, sot ne Piken Kufitare Hani i Hotit, nga ana e IPA -Skodrini Region ne vazhdim te veprimtarive te organizuar nga IPA – Seksioni i Shqiperise, u be dhurimi i nje sasie maskash per Punonjesit e Policise se DVKM Shkoder dhe Policise Kufitare CENTER Podgorice. Ky donacion u be i mundur fale kujdesit te vecante te Konsullit te Nderit te Austrise ne Shkoder zotit Gjergj Leqejza dhe kontributit te Kompanise Kimay Madish.
Ky donacion eshte pergatitur ne menyre te vecante per Piken Kufitare te Hanit te Hotit te Republikes se Shqiperise dhe Bozhaj te Republikes se Malit te Zi per faktin se punonjesit e ketyre Pikave Kufitare jane ne vijen e pare te ekspozimit ndaj infeksionit Covid 19. Ne kete aktivitet moren pjese Presidenti i IPA Albania Skender Doda, Drejtori i DVKM Shkoder Krenar Muca, Zv. Presidenti IPA – Albania Ardian Zaganjori si dhe Kryetarja e IPA Skodrini Edra Beci.
Nga pala malazeze moren pjese Presidenti i IPA Mali i Zi Vojislav Dragovic, Shefi i Stacionit te PKK Hani Hotit Aleksander Sekuliq. Ne fund nga ana e Konsullit te Nderit Zoti Gjergj Leqejza u be shperndarja e donacionit te maskave Servo per Amikeco.