Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pak ditë më parë u shpreh se rruga “Myslym Shyri” nuk do të kishte më parkime për makina, por vendi i tyre do të zihej nga një korsi për biçikleta.
Kur ende nuk janë bërë as 10 ditë nga vënia në zbatim e vendimit të Veliajt, shumë biznese në këtë rrugë kanë shpallur falimentin. Dosja.al ka bërë një vëzhgim në këtë rrugë dhe mbi 15 biznese nga kryqësimi i Drejtorisë së Policisë deri në fund të rrugës në pikëtakimin me rrugën “Muhamed Gjollesha” kanë nxjerrë tabelën në hyrje të bizneset se japin ambientin me qira.
Kjo është një goditje e rendë për biznesin në këtë rrugë, përveç krizës së rëndë që pësuan nga COVID-19, tashmë edhe një vend parkimi që kishin para biznesit të tyre, tashmë nuk e kanë më. Asnjë klient nuk mund të parkojë veturën për disa minuta për të parë produktet në dyqan e për të marrë diçka.
Këto biznese pak ditë më parë kanë dalë dhe në protestë, ku kanë kundërshtuar vendimin e bashkisë për heqjen e vendparkimit. Ndërkohë zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një reagim ka publikuar disa dokumente dhe është shprehur se heqja e parkimit dhe bërja e korsisë së biçikletave në këtë rrugë është në kundërshtim me Planin Urbanistik të Tiranës.