Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama i cili iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse është i mundshëm një koalicion me partinë që themeloi Ilir Meta.
Vasili shprehet se kurrë nuk do të bëhet diçka e tillë ndërsa thekson se Rama është i dashuruar, i përdorur dhe i kapur nga narkotrafikantët dhe oligarkët kundër popullit.
“LSI eshte dhe do te jete pergjithmone vetem e vetem me popullin, perballe dhe kunder Edi Rames, narkòtrafikanteve dhe òligarkeve” shkruan Vasili, teksa e paralajmëron kryeministrin se ditë trònditëse e presin.
Reagimi i plotë: LSI me Edi Ramen? KURRE!
Edi Rama eshte i dashuruar,i perdorur dhe i kapur nga narkòtrafikantet dhe òligarket kunder popullit te tij. LSI eshte dhe do te jete pergjithmone vetem e vetem me popullin, perballe dhe kunder Edi Rames, narkòtrafikanteve dhe òligarkeve.
Dite trònditese e presin Edi Ramen, tashme te vetmuar te bráktisur edhe nga klientet e vet te dròges dhe PPP. Limoni i shtrydhur te njejtin fund ka pasur gjithmone. Edi Rama e hùmbi edhe kohen per te ikur…!