Një rast i ri është konfirmuar këtë të hënë në Shkodër duke e çuar në 17 numrin e të sëmurëve aktiv në këtë qytet.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rasti më i ri është një infermier i Sanatoriumit në Spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë sot ishte dhe dita me numrin më të vogël të rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë. Vetëm katër raste të reja janë konfirmuar, duke e çuar në 872 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid 19.
Lexo edhe:Sot rekordi në 8 javë, vetëm 4 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
Betejën me këtë sëmundje deri më tani e kanë humbur 31 persona.