Në Shkodër kanë dalë në protestë punonjësit e një fasonerie pasi fabrika është mbyllur. Janë 348 punëtorë që i janë drejtuar zyrës së punës dhe kanë kërkuar të marrin asistencën.
“Nëse ne kemi derdhur kontributet 20 vite, përse nuk na kalon asistenca, ku shkojnë kontributet tona” thotë një tjetër qytetare.
Drejtorja e Zyrës se Punës në Shkodër Rozafa Zmijani tha se kanë nisur të shqyrtojnë kërkesat e tyre.
“Dosja juaj është në rregull. Por dua të sqaroj se janë aplikues që në fund të shkurtit, por dokumentet tek ne i kanë sjellë në muajin prill. Tani jemi duke bërë bordero sepse procedura është e tillë” u shpreh ajo.
Procedurat për përfitimin e asistencës duhet të mbyllen brenda 60 ditëve dhe këto gra kanë, që prej 12 marsit të papuna /abcnews.al