Nga Keti BAZHDARI
Marr shkas nga shkrimi i nje miku ne fb, i eshte mjek qe vepron e punon ne Gjermani .
Ajo qe me bie ne sy eshte se asnje qeveri nuk e shoh akoma te zoritet, qe te nderhyje per te riorganizuar sistemin e mbrojtjes dhe kujdesit shendetesor dhe ta pranoje qe ajo cfare ndodhi ishte thjesht nje deshtim i tyri, i akumuluar me vite e vite. Thua ti sistemi sanitar rezultoi fort funksional ne Itali, Spanje, France, Amerike, Shqiperi, por hajt se Shqiperine s’po e llogarisim, kur keto tjeret nuk tunden. Dikush mund ta quaje fatalitet kete qe ndodhi, dikush lufte, dikush konspiracion.
Fakti eshte qe ne na u mohuan dhe vazhdojne te na mohohen shume te drejta e liri, pa bere askush analize se pse dhe si mund te shmanget kjo gje ne te ardhmen. Sot kompanite me te medha te prodhimit te kompjuterave dhe makinerive ne bote, duhet te ishin duke punuar intensivisht per respiratore dhe mjete qe te ndihmojne kur semuresh me keta lloj virusesh respiratore, qe mesa intuitoj mund te kthehen ne mode.
Une nuk e shoh vaksinen si zgjidhje te pergjithshme, per nje arsye te vetme, se neser do te dale nje tjeter virus, qofte ky fatalitet i natyres apo lufte biologjike. Ne na nevojiten mjete, respiratore dhe ambjente te personalizuara nder spitale. Sipas asaj cfare une kam vezhguar dhe nje nga fitoret e Gjermanise qe ceshtja e kujdesit kritik te detajuar ne detaj, gje qe ne Itali, Angli, Spanje, France e Amerike ishte dhe rezultoi nje deshtim fatal. Shume pak nga paaftesia e shume nga mungesa e planeve dhe kthjelltesise si dhe super paniku qe perjetuan dhe shperndane sidomos italianet ne fillim ne te gjitha nivelet dhe strukturat e shoqerise.
Kulmi i paaftesise menaxhuese ne Itali, te cilen e njoh me mire dhe kam informacion te sakte, shfaqet me mbylljen e te gjitha njesive te kujdesit shendetesor dhe pavioneve kryesore si dhe kthimi i spitaleve ne qendra vetem per trajtimin e Covid. Praktikisht nje njeri me simptoma te renda diabeti, zemre, veshkash, kockash etj, nese nuk ishte urgjent, dmth duke vdekur, duhej te qendronte ne shtepi dhe as qe kishte shanse per nje vizite apo keshille, perpos kur kishte Covid dhe biles te ishte rende. Komplet e kunderta ne Gjermani. Kjo per mua eshte dhe mbetet inkompetenca me e madhe qe ka treguar ndonjehere mjekesia.
Dhe kush ka dhene apo patur keto tip idesh vetem logjikes shkencore s’ia thote. Edhe gripi me banal te vret kur nje funksion jetik eshte duke shfaqur probleme te renda. Spitalet me shume se ne qendra kujdesi e kurimi u kthyen ne vatra te perhapjes Covid, aspekt tjeter ky, i cili akoma nuk shoh te trajtohet e me fort te hetohet me seriozitet. Pjesa derrmuese e njerezve qe vdiqen kishin dy cilesi kryesore; ishin te lodhur nga me shume se 1 semundje tjeter kronike, qe nuk u trajtua per asnje dite me nga mjeket e fushes, qe pas shpalljes me Covid, pasi te gjithe pavionet ishin te mbyllur dhe specialistet ne shtepi te ndryre, si dhe e dyta; u vendosen ne ambiente masive ku virusi bente dasem. Me dhjetra te semure ne nje salle te madhe a e imagjinoni sa shanse ka sherimi?! Kolonia e virusit aty potenciohet me miliona here. Askush s’foli kurre per kete.
Ky qe nje tjeter fatalitetet i madh i mjekesise, qe bie ndesh edhe me parimet me elementare te shmangies se infeksioneve. Ky trajtimi i gabuar vazhdon akoma sot. Ky trajtim i gabuar i mori jeten qindra mjekeve e infermiereve qe u futen dhe u lane neper puse virusi. Nuk e pashe dhe nuk e sheh nje gje te tille ne Gjermani. Por kete protokoll absurd masiv e ndoqi Franca, Spanja, Amerika e shume shtete te zhvilluara. Sikur donin me qellim te perhapnin panik. Ne New York ku jeton nje mikja ime, me thoshte para nje muaji qe spitalet qendrore jane mbyllur per “civilet” pa Covid. Vetem po pate Covid dhe je rende mund te shkosh ne spital. Ndersa per te tjeret qe jane rende dhe skane Covid kane sjelle nje anije te madhe spital qe i trajton si te mundet. Ca eshte kjo idiotesi?! Kush u zorit te beje nje analize post virus te mirefillte strategjiko-shkencore.
Une e kam perjetuar vete periudhen e virusit ne Gjermani. Sepse qe me perpara, kur nisi kjo gjeja, isha e bindur se ai do te ishte vendi i fundit qe do te dorezohej nga ana racionale dhe meqe na gjeti ne udhetim, e ndalem vrapin ne Mynih. Une kam jetuar nga data 13 mars deri me 4 maj ne Mynih. As qe behet fjale te krahasohet mbyllja e Gjermanise me Italine, apo … Shqiperine. Ne Gjermani dilje lirshem. Deri me 26 prill as maska as doreza. Parqet e hapura per shetitje, shumica e bareve restoranteve to take away hapur. Ne markete as rradhe asgje por zbatoje vete njefare distance 1.5 mt. Ne Gjermani deri me 26 prill i terhiqje njerezve vemendjen po te levizje me maske, te pakten ne Mynih. Kurse sot je i detyruar vetem ne markete e vende sherbimi, sepse gjoja per t’u pershtat me boten. Ishin dhe vazhdojne te jene te lire te dalin ne cdo ore, mund te vrapoje ose shetisje, ose te shkoje te liqenet dhe te laheshe, te beje banjo dielli ose sporte ujore, sidomos nga fundi i prillit kur qene disa dite shume te nxehta ne Mynih, i shikoje te gjithe ne breg te liqenit. Sduhet te qendroje me shume se 2 veta bashke por mund te uleshe dy e nga dy, me nga 1 mt e gjysem ne distance dhe te bisedoje. Keto po qe jane masa. Por Italia u fut ne shishe dhe shishja u tret ne det.
Kam miq te mi qe thone kemi frike te dalim ne rruge, sot pas dy muajsh qe policia i kontrollonte me dron e qe askush mos te nxirrte majen e hundes jashte. Kane fobi. Sot qe kam ardhur vete ne Itali, shoh qe eshte demtuar psika e njerezve. Jane te trembur, te egjer, me sy qe shprehin panik. Te shperfytyruar. Me shume te semure nervash se nga virusi. Atehere cili eshte bilanci i masava te marra?! Mungesa e logjikes. Ndjekja e nje protokolli frike, kurrsesi mbrojtje, pasi mungoi nje strategji mbrojtese, para se te ndodhte, gjate ndodhjes dhe tani ne terheqje. Nese mase eshte te te marrin lirine dhe te trondisin jeten, jo faleminderit, ne kete pike preferoj t’ia le imunitetit tim ne dore te perballet. Ne me viruse do te perballemi shpesh dhe nese masat jane ky kaos dhe trajtim si ne shekullin e karrocave me kale, atehere shume nga ne preferojne ta zgjidhe natyra.
Jam e bindur se sikur spitalet te funksiononin njelloj si me perpara e ne vende si Lombardia te mos nxirreshin pleqte nga terapia intensive tinez, ne shkurt e te dergoheshin neper azile, qe te lironin vende per te rinjte e qe keta pleq, duke qene te dobet fizikisht moren me vete dhe virusin qe qarkullonte qe me perpara ne spitalet italiane dhe ia ngjiten mijra pleqve te tjere, kjo baterdi e Lombardise nder pleq do te ishte shmangur. Sikurse ne Gjermani. Ky eshte vetem nje nga deshtimet e sistemit spitalor ne shume vende.
Dhe ska lidhje a filloi me heret a me vone. Ja ne France, Angli e Spanje qe nisi me vone se ne Gjermani. Sa per kete lloj trajtese qorre, qe u be ne shumicen e vendeve, secili preferon te perballet vete me problemin dhe t’ia lere ne dore trupit te vet. S’jane keto palo organizatore me te mire se natyre. Natyra i rregullon gjerat shume me ne forme inteligjente dhe gjithperfshirese. Une e kam degjuar disa here ministrin gjerman te shendetesise si dhe drejtorin e insitutit Robert Koch qe udhehoqi fushaten anticovid, qe shpreheshin se shifra e identifikuar ne Gjermani, pavaresisht tamponeve shume inteligjente qe ndiqnin, eshte 5-6 here me e ulet se ajo reale. Llogarit sa ishte ne Itali, qe as njerezve te semure s’u benin tampona se s’kishte fillimisht. Pra i bie qe nder 170000 te semure qe kemi sot te deklaruar ne Gjermani x 5fish qe bejne 850mije te prekur, te jene 7500 te vdekur. Pra as 1 %. Edhe gripi me banal shkakton kaq te vdekur ne nje vit.
A ia vlen gjithe kjo gjeme nga c’organizimi?! Ndryshimi i vetem eshte se edhe gripi me banal vret kaq veta ne vit, por pa u ndjere. Pasi njerez shume te vjeter, te dobet e me semundje vdesin perdite edhe nga nje temperature, sepse deri aty perballojne e smunden me, por keta njerez nuk kalojne medeomos nga problemet respiratore, sic i detyroi ky virus. Prandaj ne Itali, e gjetke sa vdiqen, rezultuan me Covid. Po tu hysh statistikave nuk eshte se vjet vdiqen me pak se sivjet, por e gjithe situata, qe u shkaktua qe me shume deshtim i sistemit spitalor. Pra do te thote se te semuret rende nga veshkat kane vdekur edhe vjet nga nje virus a bakter banal, qe i ka zene ne fund te jetes, por para se te vdisnin nuk kane kaluar nje krize respiratore qe t’i drejtoheshin te gjithe respiratoreve te spitalit, e ta conin pavionin e semundjeve respiratore ne krize, por i jane drejtuar pavioneve perkates, ose dikush ka vdekur thjesht ne shtepi ose ne qendrat e kujdesit per te moshuar.
Fakt eshte qe viruset dhe cdo semundje godet te paret ata qe jane ne fund te jetes, por ndryshimi eshte se ky virus kushte nje specifike, e detyroi thuajse te gjithe kete kontigjent njerezish, perpara se te nderronin jete, te kalonin kriza respiratore te forta dhe te kishin te gjithe nevoje per oksigjen, gje qe e gjeti dhe e la sistemin sanitar te papergatitur, politikane qe jane aty vetem per te fabrikuar genjeshtra dhe s’ia kane idene as organizimit dhe as shkences si dhe shume artiste rrjetesh sociale, sidomos ne Itali, te predispozuar per te krijuar e melodrama ne vend te logjikes. Kjo coi cdo gje ne tilt. Ne na u mohua liria dhe virusit iu vune ne dispozicion salla te medha ku te bente feste dhe te vriste edhe njerez qe nuk ishin destinuar per ate rruge.
Sepse edhe me te fortin po ta fusesh ne nje vaske me Covid do semuret. 50 te semure qe marrin e nxjerrin ajer dhe papasterti ne nje salle te hapur 200 mt katrore jane me keq, se te gelltisesh vete nje doze virus. Kaq e gje te pakten duhet ta kemi te gjithe te qarte, ndaj duhet hetim ndaj cdo hallke vendimarrese ne sistemin sanitar dhe kurrsesi te mburremi me te. Mjeket e indermjeret, si individe, meritojne respektin maksimal. Sa per kryeministra, ministra, zvministra , administratore , drejtire e tjere syresh qe kane dhene e marre urdhera te gabuar, ne te gjitha keto vende, duhet nje hetim i thelle dhe secili te marre pergjegjesine e vet, ne vend te na lodhin veshet duke na treguar se sa e rrezikshme eshte te jetojme ne toke. Rreziku i vetem eshte te kesh rob rastesor ne drejtim.