Një lajm i trishtë është mësuar mesditën e sotme nga Policia Bashkiake e Tiranës ku një efektiv i kësaj strukture është ndarë nga jeta
Bëhet me dije se është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme prej një sëmundje të rëndë, efektivi Besfort Dajçi, ndërsa Bashkia e Tiranës ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit
Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt, thuhet në njoftimin e policisë bashkiake për efektivin i cili ishte një i ri i respektuar dhe tejet profesional në punën e tij