Leandër Prifti Sot në qiell engjëve ju bashkua një ëngjëll i bukur, një malsore e vërtet, një antikomuniste e lindur që burgu i Hoxhës ja lartësoi vlerat.
E dashur Laura ti e ndave lajmin e sëmundjes tënde me shumë pak njerëz dhe unë isha nga ata fatkeqë që jetova me ankthin e sëmundjes tënde për më shumë se një vit dhe kurajoja jote e një shkodraneje të papmoshtur më mbushte edhe mua me optimizëm. Ti Lali u rrite nga dy prindër të mrekullueshëm dhe trima teze Valentina dhe xhaxhi Gjeto e bashkë me ty edhe dy engjëjt e tjere vllaznit e tu Leoni dhe Leksi.
Nuk besoj se ka sot në Shkodër apo në Shqipëri një familje më të vuajtur dhe më të persekutuar se familja e Gjeto Keçit luftëtarit të lavdishëm të luftës së Spanjës dhe malsorit anti komunist që ja plasi Enver Hoxhës gjithçka në sy.Por ti Lali nise rrugëtimin tënd në anën tjetër e sigurt se do mbahesh mënd gjatë në memorien e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve. Shkodranët do të kujtojnë gjithmonë si Viola e bokor e Shkodrs Historia si gjimnazisten trime që mbajti fjalimin kundra Enver Hoxhës para shkollës dhe me urrejtje theu para të gjithëve portretin e tij, unë si teze Lalin që e doja dhe më donte shumë
Gjet Vocaj Laurën e pata nxanëse, por më shumë e njoha si bashkëvuajtëse. Pa dyshim vdekja e sajë e parakohëshme ka shkaktuar dhimbje jo vetëm për mua, po edhe për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.Ajo nuk iku pa lënë gjurmë, siç ndodh rëndomtë. Laura do mbetet si një ikonë e mirësisë, krenarisë edhe e kurajos qytetare
Ajo, ndryshe nga shumica e viktimave të diktaturës, kishte deklaruar haptas në gjyq dhe në hetuesi se ishte kundër diktaturës komuniste. Vepra e sajë që në rini, për të shpërndarë trakte kundër PPSH, nuk duhet harruar kurrë. Laura Keçi ishte një Zhandarkë e qytetit të Shkodrës, me pak ndryshim me atë të Parisit. Lamtumirë Laura, e paç të lehtë dheun dhe dritë tu bëftë shpirti përjetësisht
Pjerin Ndreka Lamtumirë e mira, e bukura, e dashtuna, trimnesha Laura Keçi. Ti për mue je kenë shembulli i vajzës shqiptare Atherë kur shumë trima sguxuen me iu kundërvu dhunës shtetnore, ti pate guximin me e pshty në surrat.U bane burim frymzimi edhe për ne, që të ndigjoshim në birucat e Degës në Shkodër. Shumë prej nesh u dashunuen jo vetëm me bukurinë tande të rrallë, me rininë tande të pastër, po edhe me guximin e vendosmëninë tande. Ty stë mposhti diktatura, por smundja e tmerrshme të mori atë që ti e deshte aq shumë, jetën. Kjosh mirë e paç dritë në Parriz shoqe e ambël
Leonardo Voci.Një zonjë e nderuar, dhe shumë e bukur, një krijesë fjalambël, e dashur dhe e buzëqeshur. Më ka arrdhë disa herë në ekspozitat e mia dhe më dhuronte shumë mirësi e kënaqsi prania e saj. Vuajtjet e saj nuk i tregonte kurrë as fytyra e as shpirti saj. Pushoftë në paqe.
Klaudia Gargjola Shllaku Ishim gjimnaziste bashkë me Laurën E kam ndjekë edhe mbas daljes nga burgu Nji vajzë e bukur dhe me shum botë për atë kohë, që e dallonte nga moshataret e saja.Kafshatë e madhe për hienat komuniste që si bisha të tërbume ia vranë rininë e brishtë.Pushojsh në paqe mike e mirë