Nuk është sekret që kryeministri Edi Rama ka marrë si këshilltar britanikun, Alastair Campbell, ish drejtor i komunikimit të Toni Bler.

Ditën e sotme në një artikull të gjatë, në Tortoisemedia.com z. Campbell ka zbuluar pa dashje se kryeministri Edi Rama i paska ofruar Britanisë së Madhe mjekë, siç bëri me qeverinë italiane, por kjo ofertë qenka refuzuar brutalisht.

Campbell tregon në shkrim sesi Edi Rama i çonte fotografi të Tiranës së bllokuar me ushtri e polici dhe i shkruan WTF për gjërat që po ndodhin në Britani. Sipas Campbell Edi Rama ndjek me një përpikmëri maniakale çka ndodh në Britani.

Cambell bërë një reflektim të gjatë për menaxhimin e Covid19 në Britani, sigurisht duke kritikuar qeverinë Johnson për keqmenaxhim dhe që nuk ka pranuar këshillat e tij.