Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli po bën disa kohë që është shkëputur nga politika, por ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Topalli ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Nënës. Ajo ka postuar në ‘Facebook’ një foto të shumë viteve më përpara, në të cilën shfaqet me vajzën e saj Megi.
Topalli duket shumë e re ndërsa vajza e buzëqeshur qendron në krahët e saj.
‘Gëzuar ditën e Nanës!’, shkruan ish-kryeparlamentarja.