Ish eurodeputetja Doris Pack me anë të një postimi në “Twitter” ka reaguar për shoqërimet e policisë të protestuesve në Tiranë.
Pack ka shpërndarë postimin e ish ministrit Genc Pollo, duke thënë se ky është një aksion brutal i policisë dhe fytyra e vërtetë pas premtimeve që bën Edi Rama.
“Shqipëria dëshiron që të fillojë negociatat me BE-në. Mirëpo, ky akt i Edi Ramës, plus aksioni brutal i policisë, në Ditën e Europës tregojnë fytyrën e vërtetë pas premtimeve të kryeministrit në kaq shumë takime me përfaqësues të BE-së” shkruan Pack.
Ndërsa, më herët ish ministri Genc Pollo shkruante se në Ditën e Europës, Rama dërgoi policinë për të shoqëruar në mënyrë brutale protestuesit.
“Në Ditën e Europës, Kryeministri Rama dërgoi policinë për të bërë dhunë brutale mbi protestuesit paqësorë, që ishin kunder korrupsionit qeveritar. Mënyrë e bukur për qeverinë shqiptare për të festuar”, shkruan Pollo.