E shtuna dhe e diela ishin ditët e gjyshërve dhe fëmijëve. Fëmijët mbushën parqet dhe sheshet e qyteteve sot. Dhe e qeshura e tyre ishte melodia që kumboi pas disa ditësh në heshtje mbytëse.
Këtë të diel ka dalë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama, Linda me djalin e tyre, Zaho. Ata janë fotografuar në park.
Në disa foto shihet Zaho teksa luan dhe Linda ndërsa sheh të birin.