Shqipëria ka përcaktuar grupin qeveritar për negociatat me BE-në. Kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe kryenegociatorin e qeverise shqiptare dhe ai do të jetë Ambasadori Zef Mazi.
“Ne kemi ngritur grupin negociator. Kryenegociatori është një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, por kjo është një arsye më shumë në këtë proces. Një personalitet i njohur dhe gjithëpranuar pë dijen e aftësitë e tij” deklaroi Rama ne konferencen e përbashkët me ambasadorin e BE-se, Soreca.
Emri i tij nuk është i padëgjuar në politikën shqiptare. Mazi është një diplomat karriere dhe si duket emri i tij i përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama ka ardhur edhe për faktin se ai ka shërbyer edhe si ambasador në kohën e qeverisjes Berisha, si ambasador shqiptar në Britaninë e Madhe.
Ai do të njihet si negociatori shqiptar për rivendosjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në negociatat e vështira të fillimeve të demokracisë në Shqipëri.