Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas 18 majit pritet një lehtësim I konsiderueshëm i masave të iziolimit nëse shifrat do të jenë pozitive.

Këtë e ka thënë sot kryeministri Rama, teksa ka bërë me dije se plani është që pas 18 majit të bëhet lëhtësimi gjerësisht i lëvizjes, por gjithmonë më një kusht, numrat e rasteve te reja për koronavirusin.

“Pas 18 majit ne presim të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijë, por ka gjithnjë një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë, ndryshe do bëjmë hapa pas. Që mos të bëjmë këtë duhet të gjithë të luftojmë individualisht, me zbatimin e rregullave që janë mësuar përmendësh.

Ne mund të mbrojmë shëndetin e familjarëve dhe të vendit në këtë proces hapje, se fatkeqësia e madhe në këtë situatë nuk është që vendos shumica, por një pakicë shumë e vogël që merr në qafë gjithë shumicën”, tha ai.