Të mbrosh Shqipërinë sot nuk kërkohet të derdhësh gjak për të, por thjesht të mos derdhësh mbetje mbi të”, apelon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka zhvilluar një udhëtim përgjatë lumit Erzen, nga ku bëri thirrje për të mbrojtur bukuritë që i ka falë natyra vendit tonë. Me shkop në dorë, xhiboks të lehtë, t-shirt, atlete e syze të zeza, ministri pa nga afër situatën. Me të ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Objektivi është të ndërpresim të gjitha llojet e derdhjeve barbare në lumë, me qëllim që atyre që banojnë në brigjet e tyre t’u rikthejmë lumin dhe të tjerëve t’u japim një model sesi duhet të trajtohet lumi, si thesar dhe jo si kanal ujërash të zeza” shtoi ministri Lleshaj.

“Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, autoritete vendore, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë e të tjerë do të bashkohen në këtë përpjekje” vijoi Lleshaj.