Qendra e pikës turistike të Zogajve, ka ndryshuar pamje. Në kuadër të projektit “Rigjenerimi i zonave të mbrojtura të Liqenit të Shkodrës përmes përmirësimit të qeverisjes lokale”, me financim të Provincës Autonome të Friuli Venecia Xhulias, u bë e mundur ndërhyrja në sipërfaqet publike të Zogajt, përmes sistemimit dhe ngritjes së një terreni që do shërbejë si kënd lojrash për fëmijët e këtij komuniteti por edhe për vizitorët potencialë të kësaj zone.

I gjithë sheshi është ndriçuar, duke krijuar mundësi frekuentimi edhe gjatë mbrëmjeve për të shijuar panoramën e mrekullueshme që ofron Liqeni i Shkodrës. Gentian Mema, drejtor I turizmit në bashkinë Shkodër tregon se ky investim ishte e nevojshëm në këtë zonë.

Ndërkohë, banorët e zonës e kanë vlerësuar një investim të tillë.

Gjithashtu në kuadër të projektit është ngritur edhe një pikë për vëzhgimin e zogjve, e pajisur me të gjithë infrastrukturën ndihmëse. Po ashtu, është krijuar edhe një shërbim i ri turistik ku një nga banorët e Zogajve, ka vënë në dispozicion të turistëve një varkë të gatshme për shëtitje në liqen.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/728762827863474/