Shumë e ashpër me vendimet e qeverisë sidomos për mbylljen e kafeneve ka qënë një zonjë që u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me moderatorin Andi Kapxhiu.
Ajo ishte tepër e revoltuar se pse furrat e bukës që janë funksionale këtë periudhë shesin kafe dhe këtë gjë nuk e bëjnë dot lokalet.
Zonja sqaron se e ka marrë pagën e “luftës” për muajin mars si biznes i vogël që është por nuk i mjafton.
Në fund qytetarja komenton edhe protokollin e sigurisë që duhet të zbatojë kur baret të hapen.