Edhe pse duhet të ketë rregulla të forta kontrolli, duke mos lejuar grumbullime masive të njerëzve, mijëra qytetarë në Tiranë, Durrës dhe Shkodër lëvizin lirshëm, duke mbushur sheshet e ndryshme, apo duke realizuar shëtitje në zonat bregdetare.
Zyrtarisht Shkodra, Durrësi dhe Tirana në zonat e kuqe të qeverisë, pra që duhet t’i nënshtrohen rregullave të rrepta për të respektuar distancimin fizik. Nga një vëzhgim i Gazeta “Shqip” vërehen se në zonën e lulishtes pranë zonës së quajtur komuna e Parisit janë ulur edhe pensionistë të cilët nuk respektojnë as distancën. Ndërsa edhe fëmijët kanë dalur së bashku me prindërit e tyre.
Më 11 maj qeveria ka bërë të ditur se do të shpalë vendimin për t’i dhënë më tepër liri, porse katër bashki edhe sipas kryeministrit janë futur në zonën e kuqe, pra në shtetrrethim.
“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara”, deklaroi kryeministri.