Ndërsa ditën e sotme janë shënuar 8 raste të reja dhe kur numri i testimeve e ka kaluar shifrën 10 000, kanë filluar edhe testet serologjike në ISHP.
Në daljen e përditshme nga ISHP, Eugena Tomini tha se në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19.
Sipas Tominit, deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm.
Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë.
Tomini theksoi se në një fazë të dytë do të zgjerohet testimin në popullatë për të parë përqindjen e saj që e ka kaluar sëmundjen.